Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot ka nisur procesi i numërimit të 13 mijë e 500 votave që kanë ardhur me postë, derisa në këtë proces s’janë përfshirë pakot me fletëvotime që kanë ardhur pas afatit ligjor.
Indeksonline është duke qëndruar në QNR, derisa sjell edhe rezultatet se si kanë votuar diaspora, deri tani sipas komunave nga rrethi i parë.Kujtojmë se numërimi i të gjitha këtyre fletëvotimeve do të bëhet në 23 tavolina numërimi.
Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm në numërimin fillestar të votave nga diaspora.Partia e Albin Kurtit ka marrë 653 vota nga numërimi i paradites.Partia Demokratike e Kosovës ka 351 vota dhe rënditet e dyta nga rezultatet e deritashme.
LDK-ja është e treta me 330 vota, AAK-PSD kanë 204 vota, ndërsa Nisma ka marrë 147 vota nga diaspora.Rezultati është nga numërimi i 1.708 votave të ardhura me postë nga diaspora.
Ndryshe, të gjithë shtetasit e Kosovës në diasporë kanë mundur të votonin nëpërmjet postës gjatë periudhës së votimit nga 19 shtatori deri 5 tetor 2019.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...