Seanca ndaj të akuzuarve për krim të organizuar, e caktuar për të hënën, nuk është mbajtur për shkak të mungesës së njërit nga shtatë të akuzuarit.
Mungesa e tij e ka shtyrë kryetarin e trupit gjykues të lëshojë urdhër për arrestimin dhe paraburgimin e të akuzuarit, Asllan Kuqi në mënyrë që ai të jetë i pranishëm për seancën e radhës e cila u caktua për 12 qershor.
Bashkë me Kuqin, në këtë rast, për krim të organizuar po akuzohen edhe Sylë Krasniqi, Bekim Karaxha, Haxhi Gashi dhe Rexhë Kolgeci.
Florina Ferizi po akuzohet për kontrabandim për emigrantë në tentativë si dhe Kujtim Maliqaj për falsifikim të dokumentit.
Ndërsa Asllan Kuqi dhe dhe Sylë Krasniqi po akuzohen edhe për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Në seancën e sotme kryetarja e trupit gjykues Shadije Gërguri, beri të ditur se nuk ka kushte për mbajtjen e kësaj seance, për shkak të mungesës së te akuzuarit Asllan Kuqi.
Sipas aktakuzës, në periudhën janar 2012 deri në shtator 2013, duke vepruar në kuadër te grupit të organizuar, me qëllim të përfitimeve të dobisë pasurore financiare, të akuzuarit janë marrë me kontrabandim të shtetasve të Kosovës.
Aktakuza thotë se i pandehuri Sylë Krasniqi qoftë vetë ose përmes të pandehurve të tjerë, ka dërguar rreth 40 emigrantë për në shtetet e BE-së duke u marrë nga rreth 5000 euro secilit.
Për t’i bartur emigrantët në mënyrë ilegale në shtetet e BE-së, aktakuza thotë se të akuzuarit kishin shfrytëzuar ndihmën e personave tjerë në Serbi. Në mesin e tyre, aktakuza i përmend dy persona me emrat Goran dhe Dragan.
Prej Serbisë, emigrantët ishin dërguar në Hungari, shteti anëtar i Bashkimit Europian me të cilin kufizohet Serbia.
Aktakuza përshkruan se Sylë Krasniqi u kishte falsifikuar dokumenet dy prej qytetarëve të cilët do t’i bartte drejt Serbisë për të kaluar në Hungari. Sipas aktakuzës, personi i cili i kishte rregulluar këto dokumente ishte i pandehuri Asllan Kuqi.
Aktakuza gjithashtu thotë se i pandehuri Haxhi Gashi, si anëtar i grupi kriminal, ka pritur emigrantët në lokalin “501” në Suharekë dhe ka bërë transferimin e parave, përderisa i pandehuri tjetër Bekim Karaxha kishte gjetur emigrantët të cilët janë të interesuar të dalin jashtë Kosovës në mënyrë ilegale.
Aktakuza e ngarkon edhe Rexhë Kolgeci që në bashkëpunim me Sylë Krasniqin apo persona tjerë, kanë bërë kontrabandimin e emigrantëve në shtetet e BE-së.
Për të pandehurën Florina Ferizi, prokuroria pretendon se ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëpunim me të pandehurin Bekim Karaxha kanë kryer veprën penale të kontrabandimit me emigrantë në tentativë.
Aktakuza thotë gjithashtu se i pandehuri Asllan Kuqi ka bërë falsifikime te dokumenteve me qëllim të përdorimit të tyre, ndërsa i pandehuri Kujtim Maliqaj akuzohet se e ka falsifikuar pasaportën në emër të tij.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...