Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pasi janë ekzekutuar pagat për shërbyesit publikë me ligji e ri.
Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri zyrtarët shtetërorë i ka quajtur “amatorë vendimmarrës”.
“Sot amatorët vendimmarrës dhe një kontigjent i vogël jo profesionistësh, ekzekutuan të ashtuquajturat paga”.
Ai thotë se qeveria është duke shtyrë një agjendë përmes së cilës i kërcënon shërbyesit “pranoni pagat ose lëreni punën”.
“Sot, shumica dërrmuese e profesionistëve në administratën publike, mbi 80 mijë u fyen, u tallën, u mashtruan. Ata në vend të pagave, pranuan transfere kuturu. Disave nuk u janë llogaritur shtesat, të tjerëve përvoja, rrezikshmëria, të tjerëve kompensimet tjera, e kështu me radhë. Prapa kësaj qëndron agjenda politike e kësaj qeverie, pranoni pagat ose lëreni punën”.
Deputeti thotë se në Kosovë nuk po qeveriset përmes ligjeve.
“Këta nuk qeverisin përmes ligjeve, në fakt ligjeve ju referohen vetëm për të shtyrë përpara turpin, që thellë, këta të paditur e kualifikojnë si Revolucion”, ka shkruar tutje Tahiri. /arbresh.info/
lexo edhe:
Ekzekutohen pagat sipas Ligjit të ri, reagojnë Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Financave
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...