Google ADS

Dalin fotot e të arrestuarve për drogë në Shqipëri – ndër ta edhe asambleisti i VV-së

14:37 | 15 Gusht 2023
E.H

Mediat shqiptare kanë publikuar fotografitë e pesë personave të vënë në pranga këtë të martë, si rezultat i operacionit “Punisher 2”, të zhvilluar nga policia e Tiranës ku u sekuestruan 11300 tableta ekstazi.

Klan News  ka publikuar fotografitë e të arrestuarve, ku në mesin e të arrestuarve dyshohet të jetë edhe Besnik Mujeci, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Policia e Shtetit në njoftimin e bërë për media thekson se ata janë kapur me 11 300 tabletash ekstazi MDMA, vlera e të cilës arrin 400 mijë euro.

“Pamje gjatë operacionit policor të koduar “Punisher 2”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit Mithat Ramadani 30 vjeç dhe Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë. Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11 300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro”, njofton Policia e Shtetit, përcjell Arbresh.info.

Lexo edhe:

Dalin pamjet e aksionit të antidrogës ku u arrestua asamblisti i VV-së, Besnik Mujeci dhe katër të tjerë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme