Google ADS

Dalin detaje të reja rreth vrasjes në ndërtesën e AKI-së

07:48 | 5 Shtator 2018
Arbresh.info

Arma të cilën i dyshuari V. I dyshohet se e përdori për vrasjen e viktimës I. S, në ndërtesën e AKI-së ishte pa leje.

Këtë për kallxo.com e konfirmoi Zëvendës prokurori, Ibrahim Berisha.

“Sipas informatës që më ka ofruar prokurorja kujdestare arma ishte ilegale”, tha Berisha.

Në anën tjetër Policia ka bastisur shtëpinë e te dyshuarit për vrasjen sot në ndërtesën e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Bastisja ka ndodhur dje në mesditë. Në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një armë e cila mbahej pa leje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme