Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është bërë ekzekutimi i shtesave prej 100 eurove për studentë.
Gjithashtu, Ministri Murati tha se pagesat nuk janë ndarë për të gjithë studentët, shkruan arbresh.info.
“Për një numër të konsiderueshëm të aplikantëve, të dhënat që kemi pranuar nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk ekzistojnë fare”, ka njoftuar Murati.
Megjithatë, Ministri Murati tha se ditëve në vijim do të bëhet edhe njëherë verifikimi i informatave në mënyrë që të bëhet procesimi i pagesave edhe për grupin e mbetur të studentëve.
Përfitues të kësaj shtese kanë rezultuar 46 mijë studentë./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...