Google ADS

Daka: Vëzhgimi i zgjedhjeve, i domosdoshëm

15:29 | 19 Maj 2017
Arbresh.info

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se vazhgimi sa më i madh është i domosdoshëm për zgjedhjet e 11 qershorit.

Gjatë një konference të përbashkët me ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delaëie i cili sot vizitoi KQZ-në, Daka ftoi organizatat joqeveritare dhe mediat që t’i vazhdojnë zgjedhjet e parakohshme.

Daka tha se ndihet shumë e lumtur me lajmin që i dha Delaëie se do të ketë edhe vëzhgues nga ambasada amerikane, shkruan arbresh.info.

“KQZ mbetet e vendosur se do të punoj parreshtur për organizimin e zgjedhjeve ashtu siç kërkohet me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi dhe me standardet evropiane. Zgjedhjet e lira, demokratike dhe sipas standardeve ndërkombëtare janë themeli i ndërtimit institucional”, u shpreh Daka.

Ajo ka ftuar subjektet politike që të sillen sipas ligjit dhe rregullave zgjedhor të KQZ-së./Arbresh.info.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme