Daka tregon kur do të mbahet raundi i dytë

20:24 | 22 Tetor 2017
L G

Nga sondazhi i “Exit Pollit”  doli që  shumica e komunave do të shkojnë në balotazh, raporton arbresh.info.

Kështu që pas një muaji, qytetarët e këtyre komunave do t’i drejtohen sërish vendvotimeve për të përcaktuar se cilin nga dy kandidatët, të cilët kanë shkuar në balotazh do të zgjedhin për kryetar.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka i ka thënë arbresh.info se  raundi i dytë i zgjedhjeve nëse do të ketë balotazh do të mbahet  në nëntor.

“Zakonisht kemi raunde të dyta, dhe raundi i dytë do të mbahet me 19 nëntor”, Është shprehur Daka.

Raundi i dytë i zgjedhjeve komunale për kandidatët të cilët do të shkojnë në balotazh nga zgjedhjet e sotme./ Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme