Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka bërë të ditur se në të gjitha komunat e Kosovës, vendvotimet janë hapur ashtu siç është paraparë, në ora 7:00.
Daka në konferencën e parë për media të KQZ-së ka thënë se deri më tani është paraqitur një problem vetëm në Mitrovicën e Jugut ku në një shkollë fillore ka munguar lista votuese, shkruan arbresh.info.
“Në ora 7 janë hapur me rregull te gjitha qendrat e votimit. Kemi pasur një pengesë të vogël në Mitrovicën e jugut ku në një vendvotim në Keçëdoll në shkollën fillore “Bislim Hajdari” ka munguar lista votuese dhe kjo është duke u sanuar”, ka bërë të ditur Daka.
Ajo ka thënë se konferenca e radhës do të mbahet në ora 11:30./arbresh.info/
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...