Shefja e KQZ-së, Valdete Daka thotës se subjektet politike duhet t’i respektojnë rregullat e QNR-së.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike dhe vëzhguesit e tyre të tregojnë kujdesin maksimal për integritetin e procesit që po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, duke iu përmbajtur rregullave dhe procedurave të kësaj qendre, të ruajnë qetësinë e t’i shërbejnë procesit demokratik.
“Subjektet politike duhet t’i respektojnë rregullat e QNR-së. Jemi lodhë nga përsëritja e rinumërimit. Si duket në dhjetor do të certifikohen rezultatet”, ka thënë Daka në një intervistë për Rtv 21.
Daka ka bërë të ditur se çdo cenim i procedurave dhe rregullave të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve është në kundërshtim me deklaratën e vëzhguesit të nënshkruar prej tyre si dhe në kundërshtim me ligjin. Kryetarja e KQZ-së ka thënë se është e nevojshme që sa më shpejtë të bëhet reforma zgjedhore.
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...