Kryetarja e KQZ-së , Valdete Daka në konferencën e fundit për ditën e sotme, ka sqaruar edhe arsyet se përse në komunat ku është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve zyrtarët nuk janë prononcuar për medie.
E pyetur nga arbresh.info, ajo ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak që të mos ketë keqkuptime apo informata të ndryshme.
“Jo nuk ka ndodhur vetëm në Mitrovicë , pra në të gjitha qytetet ku është votuar sot nuk kanë dhënë prononcime zyrtarët tonë komunal , pra prononcimet janë dhënë vetëm nga KQZ-ja, e kjo për shkak që të mos kemi keqkuptime apo mos të kemi informata të ndryshme”, ka thënë ajo./arbresh.info/
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...