Janë bërë tre javë që nga shkarkimi i kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, nga presidentja Vjosa Osmani, dhe përkundës zhurmës, askush nuk u ankua askund, përfshirë Kushtetuesen.
Shkarkimi i Valdete Dakës u konsiderua si shkelje e Kushtetues nga ana e Presidentes Osmani dhe si e tillë partitë politike dhe vetë Daka theksuan se vendimin e Presidentes do ta dërgojnë në Kushtetuese.
Arbresh.info ka kontaktuar me Zyrën e Avokatit të Popullit, nëse ka patur ndonjë ankesë në lidhje me këtë çështje, si një prej institucioneve të pakta që mund t’i drejtohen Kushtetueses.
“Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) nuk ka pranuar deri më sot ankesë për rastin në fjalë që ju e ngritët”, thuhet në përgjigjen e IAP-së.
Duket se edhe partia që paralajmëroi dërgimin në Kushtetuese të këtij rasti është sprapsur. Shumë zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës u kontaktuan nga portali arbresh.info për të mërrë përgjigje nëse janë tërhequr nga zotimet e tyre, përfshirë liderin Memli Krasniqi, por nuk janë deklaruar për këtë çështje.
Ndërkaq deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, në Kuvendin e Kosovës, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, pati thënë se i kanë nënshkrimet e nevojshme dhe se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga posti i kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
PDK tutje pati ftuar të gjitha grupet parlamentare t’i bashkohen kësaj iniciative.
Në anën tjetër shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arbren Gashi, për arbresh.info, tha se nuk kanë pasur asnjë takim me partitë politike për të diskutuar për vendimin e presidentes Osmani.
“Ne si LDK nuk kemi pas takim për këtë çështje, por në rast se vie ftesa do e shikojmë, nuk mund të them asgjë më shumë”, deklaroi Gashi.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, për arbresh.info tha se Aleanca do ta mbështet çdo iniciativë në lidhje me këtë çështje.
“Ata e kanë diskutu këtë temë por mund të mos i kenë nënshkrimet. Qëndrimi i aleancës është ky, institucionet pranë zgjedhjeve nuk duhet prekur, secila instanca juridike e cila duhet të hetoj këtë temë na do ta mbështesim por nuk na kanë ardh, kurdo që e trajtojnë këtë temë,, e kanë rastin, ne e mbështesim”, deklaroi Tahiri.
Arbresh.info ka tentuar të kontaktoj edhe me ish-Kryesuesen e Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, Valdete Daka, nëse është bërë diçka në lidhje me këtë çështje, por ka qenë e paqasshme.
E në arsyetimin e vendimit për shkarkimin e Valdete Dakës, Presidentja Osmani kishte thënë se “Kryesuesja e KQZ-së, me veprimet e saj, sidomos gjatë procesit të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit 2021, ka cenuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së, në disa raste, sjelljet e Kryesueses janë të njëjta me ato të disa përfaqësuesve të partive politike në KQZ”./arbresh.info/S.D/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...