Google ADS

Daka: Presidenti të caktoj datën e përshtatshme për zgjedhje

09:03 | 11 Maj 2017
Arbresh.info

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka kërkuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që të caktoj një datë sa më të përshtatshme për KQZ-në për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, shkruan arbresh.info.

Daka tha sot në takimin e partive politike me presidentin Thaçi se presin nga partitë që të respektojnë Kushtetutën dhe Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

“Presim bashkëpunim me të gjitha subjektet politike dhe presim që ata të respektopjnë Kushtetutën Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe të gjkitha rregullat. KQZ-ja nuk është në pozitë që të ofroj ndonjë datë megjithatë presim nga presidneti që në diskrecionin që ka të zgjedh datën që do të jetë sa më e përshtatshme për institucionin tonë”, ka thënë Daka./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme