Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka organizuar sot hedhjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha me këtë rast, se KQZ është duke bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike, shkruan arbresh.info.
“Jemi në rugë të mbarë drejt përmbushjes së obligimeve tona. Dua të garantoj se KQZ mbetet e vendosur se do të punoj pareshtur për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve ashtu siç kërkohet me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi si dhe me standardet ndërkombëtare”, u shpreh Daka.
Ajo ka garantuar zgjedhje të lira dhe demokratike, por ka ftuar subjektet politike që të respektojnë detyrimet kushtetuese dhe ligjore.
“KQZ do të kujdeset që personat për të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale dhe kanë bërë shkelje zgjedhore të mos përfshihen në administratën zgjedhore,” është shprehur Daka.
Ajo ka paralajmëruar se do të ketë vëzhgues nga e gjithë bota.
Pas tërheqjes së shortit, koalicioni PDK-AAK-NISMA ka numrin 12 në fletëvotim, LDK-AKR-Alternativa ka numrin 16, Vetëvendosje ka numrin 35 ndërkaq Lista Serbe ka tërhequr numrin 22./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1427010817364006/
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...