Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë sot se çdo raport ndërkombëtar ka gjetur që presidentja Vjosa Osmani e ka shkelur Kushtetutën kur e ka shkarkuar atë.
Ajo në emisionin “Frontal” ka thënë se vendimi për shkarkimin e saj ka qenë i ndikuar politikisht.
“Tashmë janë bërë dhjetë muaj prej kur unë jam shkarkuar dhe nuk e di se a ka mbetur ndonjë raport ndërkombëtar i cili nuk e ka thënë që shkarkimi im ka qenë i motivuar politikisht. Nuk është vetëm ky raport por janë shumë raporte ndërkombëtare të cilat i kanë pas në fokus zgjedhjet dhe të cilat e kanë vlerësuar se shkarkimi im ka qenë politikisht i motivuar dhe se mënyra se si është bërë nuk ka qenë në rregull”, tha ajo.
E lidhur me apelimin e shkarkimit të saj nga KQZ-ja, Daka tha se është çështje që ka marrë fund.
Kjo pasi sipas saj askush nuk ka shprehur gatishmëri që çështjen e saj ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
“Kjo punë për mua ka përfunduar sepse tashmë ligjërisht nuk ka rrugë e cila mund ta ndjekë. Kam pritur shumë që Avokati i Popullit ta kryejë punën e tij që e ka sipas Kushtetutës dhe ta dërgojë këtë çështje në Gjykatë Kushtetuese por si duket Avokati i Popullit ka rënë pre e asaj që çfarë ka ndodhur atë ditë. Po ashtu edhe disa parti politike duke bërë kalkulime politike në prag të zgjedhjeve lokale nuk kanë dashur që të prishen me zonjën Osmani dhe nuk është dërguar kjo çështje në Gjykatën Kushtetuese”, tha Daka.
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...