Daka: ‘No Coment’, pas reagimit të ambasadës së SHBA-ve

11:33 | 24 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka nuk ka dashur të jap asnjë koment në lidhje me reagimin e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë rreth ricertifikimit të disa kandidatëve për të garuar në zgjedhjet lokale.

Pas vendimit të Gjykatës Supreme që kandidatët që ishin decertifikuar nga KQZ-ja të ricertifikohen përsëri ka reaguar edhe ambasada mike e Kosovës. Kjo e fundit ju ka kundërpërgjigjur Supremës për këtë vendim.

“Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) zbaton urdhrat e Gjykatës Supreme për ricertifikimin e kandidatëve të diskualifikuar më parë, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet. E kuptojmë vendimin e KQZ-së për ti kthyer të 89 kandidatët e diskualifikuar si kundërpërgjigje vendimit të Gjykatës”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-së.

Ndërsa, Valdete Daka nga KQZ ka thënë për ‘Indeksonline’ se nuk e komenton reagimin e ambasadës së SHBA-së në Kosovë. Sipas Dakës, asesi nuk i komenton reagimet sidomos nga një ambasadë mike e vendit.

“Unë skam qysh me i komentu reagimet e ambasadave e aq më tepër të një ambasade mike që është ambasada amerikane në Kosovë. S’kam qa me thanë pra , No coment. Ata kanë thënë atë që e mendojnë dhe nuk kisha dashur ta komentojë fare. Unë as se kom komentuar vendimin e gjykatës supreme as nuk e komentoj as reagimin e ambasadës. Unë thash nuk i komentoj reagimet e sidomos jo të ambasadave mike të cilat janë në Kosovë”, ka thënë Daka.

Ndërkaq, kujtojmë se gjykata supreme tashmë ka marrë vendim që tre kandidatët e decertifikuar nga KQZ, dy nga Nisma dhe një nga LDK do të ricertifikohen dhe t’ju lejohet të garojnë në zgjedhjet lokale. Ata janë, Zafir Berisha për qytetin e Prizrenit (Nisma), Milazim Xani, për anëtarë të Kuvendit Komunal Fushë Kosovë ( Nisma) si dhe Hazbi Bajra (LDK) për anëtarë të Kuvendit Komunal në Istog.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme