Daka: Nga rasti i Zafir Berishës, KQZ nuk ka kontrolluar të kaluarën e kandidatëve

11:37 | 2 Dhjetor 2020
M. A.

Kryetarja e Këshillit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, është arsyetuar lidhur me certifikimin e deputetit nga radhët e komunitetit pakicë, Etem Arifit, në seancën publike që po mbahet nga Gjykata Kushtetuese.

Daka, ka thënë se që nga viti 2017 KQZ nuk ka kontrolluar kandidatët e paraqitur nga partitë politike.

Sipas saj, KQZ në vitin 2017 u detyrua nga Gjykata Supreme ta kthej Zafir Berishen e 87 kandidat të tjerë që kishin vepra penale.

“Zyra për certifikim më 6 shtator 2019 ka marrë kërkesën e partisë së ashkalinjve për integrim, ku kandidat për deputet ishte Etem Arifi. Z. Arifi ka ofruar një formular, ku kandidati deklaron se kandidatura e tij është në përputhje të plotë me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka ngritur paralele mes votës së arifit dhe situatës së heqjes së certifikimit të 87 kandidatëve dhe asambleistëve komunalë në vitin 2017.

“KQZ ka marrë vendim të decertifikohen 87 kandidatë dhe asambleist komunal. Pjesë e këtij vendimi ishte edhe Zafir Berisha. Vendimi i KQZ ka ardhë si rezultat se këta persona kanë pasur vepra penale. Megjithatë, Gjykata Supreme, ka vendosur ta urdhërojë KQZ’në që t’i kthehen licencat kandidatëve në fjalë, për shkak se një veprim i tillë bie në ndesh me Kushtetutën”, ka thënë Daka.

Sipas Dakës ky ka qenë një presedent që i ka bërë KQZ të mos vazhdojë me kontrollimin e kandidatëve .

“KQZ deri në vitin 2017 ka pasur obligim të kontrollojnë përshtatshmërinë e të gjithë kandidatëve, mirëpo pas marrjes së këtij vendimi nga Gjykata Supreme KQZ ka ndërpre ketë praktik. Tashme e kishim një precedent gjyqëso që nuk na lejoheh kontrollin” tha Daka duke shtuar se kjo është mënyra si është kandidu Etem Arifi dhe si KQZ ka vendosur ta certifikoj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme