Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka është shprehur e kënaqur më organizimin e zgjedhjeve deri tash.
Në një konferencë për media Daka ka thënë se procesi i rregullt nuk do të mund të mbahen pa bashkëpunim ndërinstitucional, raporton Arbresh.info.
“Zgjedhjet, janë një ndërmarrje në shkallë të gjerë dhe menaxhimi i një procesi zgjedhor përfshin aktivitete të shumta; afate kohore dhe orare të komplikuara; trajnime; shpërndarje të një numri të madh punonjësish në terren; mjete logjistike; dhe monitorim i shumë aktiviteteve që zhvillohen njëkohësisht. Pra, organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve është një nga proceset më të mëdha dhe gjithpërfshirëse për një vend dhe Kosova tashmë ka traditë në këtë drejtim. Natyrisht se përmbyllja me sukses e një operacioni të tillë, është i pamundur pa mbështetjen dhe bashkëpunimin ndër-institucional. E kemi bërë traditë që në çdo proces zgjedhor të mblidhemi kështu së bashku për të folur një-zëri dhe me një qëllim të vetëm për t’i shërber mbrojtjes dhe promovimit të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve tanë. Nuk ka asnjë dyshim se kjo ndikon në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve në proceset zgjedhore. Sipas Kushtetutës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka barrën kryesore për organizimin e proceseve zgjedhore në Republikën e Kosovës, por jemi të vetëdijshëm se bashkëpunimi ndër-institucional është i domosdoshëm për t’i shërbyer zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Qëllimi ynë i përbashkët është që procesi zgjedhor të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe të reagojmë kur cënohet integriteti i zgjedhjeve dhe e drejta e votës. Prej vitesh institucionet tona kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për bashkëpunim ndërinstitucional, i cili ka dhënë rezultatet në proceset e kaluara zgjedhore. Si drejtuese e KQZ-së, më bën krenar fakti se Kosova si shtet i ri ka arritur të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike. Natyrisht se synim i përhershëm i KQZ-së mbetet përmirësimi i proceseve zgjedhore, në kuadër të mundësive që lejon ligji. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdimisht është angazhuar për organizim të zgjedhjeve të besueshme dhe me standard të lartë, gjë që është vlerësuar edhe në raporte të ndryshme vendore e ndërkombëtare. Ashtu siç e thashë edhe dje, Mes sfidave të shumta, përfshirë këtu edhe kohën e shkurtër, KQZ është duke u përkushtuar maksimalisht në përmbushjen e detyrave që dalin nga Kushtetuta dhe Ligji në fuqi për Zgjedhjet e Përgjithshme. Prandaj, në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dua të garantoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces zgjedhor dhe sidomos qytetarët tanë, se KQZ-ja mbetet e përkushtuar për organizimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutës, Ligjeve në fuqi dhe me standardet më të mira ndërkombëtare”, është shprehur Daka.
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...