Kostoja e zgjedhjeve lokale që do të organizohen në muajin tetor, pritet të jetë më e lartë se në zgjedhjet e kaluara lokale.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në një prononcim për Indeksonline ka thënë se, KQZ është e gatshme krejtësisht për zgjedhjet lokale që o të organizohen në muajin tetor.
Sipas saj këto zgjedhje pritet të kalojnë shifrën e zakonshme prej 4 milion e 900 mijë euro.
“Zgjedhjet lokale pritet që të kushtojnë rreth 4 milion e 900 mije euro buxhetit të shtetit, kësaj radhe mund të jetë pak më e madhe kjo shumë për shkak të numrit të fletë votimeve dhe varet në sa qytete do të kemi që shkojnë në raundin e dyte sepse kjo e rrit koston e zgjedhjeve. Duhet marrë parasysh edhe kushtet atmosferike nëse ka nevojnë për nxemje gjë që edhe kjo pjesë hynë tek shpenzimet, por në përgjithësi kostoja totale nuk ka shumë ndryshim”, ka thënë ajo.
Ndërsa e pyetur sa i përket opsionit nëse përsëritën zgjedhjet nacionale dhe mundësisë së mbajtjes së dy palë zgjedhjeve, Daka ka thënë se kjo do të jetë padyshim një sfidë për KQZ-në, sepse mbajtja e dy palë zgjedhjeve kërkon angazhim jashtëzakonisht të madh.
Rama: Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, dy...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...