Google ADS

Daka: Ende s’e di arsyen pse u shndërrova në target të të gjitha fyerjeve në rrjete sociale

21:47 | 3 Mars 2021
L G

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, e ka komentuar sërish deklaratën e saj ku tha që ” jam bërë personi më i urryer në tre javët e fundit”.

Ajo këto deklarata i ka bërë gjatë njërës prej mbledhjeve të KQZ-së, ku pasë edhe një përplasje me anëtarin e VV-së, Sami Kurteshi, për pranimin e votave nga diaspora.

Daka në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë që ende nuk e di arsyen pse ajo u shndërrua në target të të gjitha ofendimeve në media dhe rrejte sociale.

“Thashë kështu, pasi fatkeqësisht edhe pse nuk e di arsyen, unë u shndërrova në target të të gjitha fyerjeve, ofendimeve në rrjete sociale, në media dhe gjithkund nga njerëzit e njohur dhe të panjohur; nga njerëz që s’mund ta paramendojnë se çfarë bartë procesi zgjedhor”.

“Nuk e kam ditur asnjëherë arsyen përse. Edhe sot e kësaj dite, nuk e kuptoj pse i gjithë mllefi i opinionit është kthyer në një person dhe unë jam shndërruar në personin në të cilin dikush, e ka ngërthyer të gjithë fushatën dhe e ka mbështetur të gjithë fushatën e tij kundër meje”.

“Nuk kisha dashtë me personalizu, pasi dihet shumë qartazi në opinion se kush ka drejtuar gishtin vazhdimisht nga unë, edhe pse sot nuk e kuptoj pse –në”, ka thënë Daka duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Të ngjashme