Google ADS

Daka dorëzon ankesën në Kushtetuese, pret që gjithçka të kthehet në pikën zero

11:48 | 16 Mars 2017
Arbresh.info

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka dorëzuar pak më parë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me emërimin e Enver Pecit në krye të Gjykatës Supreme, shkruan arbresh.info.

“Posa e dorëzova ankesën time në Gjykatën Kushtetuese. Konsideroj se KGjK gjatë numërimit të votave ka gabuar duke i numëruar edhe votat e abstenuara. Unë shpresoj se argumentet që kam dorëzuar në Gjykatë janë të mjaftueshme që vendimi jo vetëm të kthehet në pikën zero, por të kthehet në vend”, ka thënë Daka pas dorëzimit të ankesës./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme