Daka: Deri në ora 19:00 kanë dalë 41 % e qytetarëve për të votuar

20:11 | 11 Qershor 2017
Arbresh.info

Komisioni qendror i zgjedhjeve KQZ ka mbajtur konferencën e katërt për sot pas mbylljes së qendrave të votimit, shkruan arbresh. info

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se deri në orën 19:00 kanë dalur 41 % e qytetarëve për të votuar

“Në bazë  të  dhënave nga qendrat e votimit të gjitha qendrat janë mbyllur me kohë 41 %  votues kanë dal krahasuar më zgjedhjet e kaluar kanë qene 42 % procesi ka shkuar në rregull dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për kulturë të lart demokratike që treguan sot dhe i inkurajojmë ata që gjatë numërimit ti zbatojnë ligjin unë falënderoj policin prokurorin, Kedsin dhe  Osben dhe dua të i’u informoj se ka filluar edhe afati për ankesa dhe parashtresa për afatin  e votimit dhe rinumërimit” tha ajo

Daka nuk ka dashur ti komentoj rezultatet e dalura nga Exit Polli, ajo tha se KQZ pranon vetëm rezultatet që vinë nga qendrat e votimeve.

“Ne i presim rezultatet qe vinë në mënyrë të organizuar nga qendrat e votimit dhe vetëm atëherë mundë të fjalim për rezultatet” tha ajo/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme