Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që të mos flasin në emër të mërgatës.
Daka e bëri këtë deklaratë pas kritikave që KQZ mori nga përfaqësuesja e VV-së në ngjarjen e nënshkrimit të deklaratës për transparencë financiare gjatë fushatës zgjedhore, Fatmir Mulhaxha-Kollçaku, shkruan arbresh.info.
“Duhet ta ritheksoj nuk mund të zhvillohet asnjë debat sa i përket zgjedhjeve pa e përmendur padrejtësinë që i është bërë pjesës më të madhe të qytetarëve të Republikës të cilët jetojnë jashtë vendit dhe të cilët kanë qenë kontribuues më të mëdhenj për vendin dhe sot privohen pjesa më e madhe për shkak jo vetëm të KQZ-së të cilët nuk e mbushin obligimin dhe duke thënë se ne jemi gati për zgjedhje dhe nuk kanë menduar për ata por vetëm për ne brenda Republikës dhe po ashtu një pjesë shumë e madhe i mbetet Ministrisë së Diasporës”, tha Mulhaxha-Kollçaku.
Daka reagoi më pas duke thënë që nuk dihet se të cilës parti janë votuesit jashtë Kosovës.
“Asnjë subjekt politik të mos flasë në emër të mërgatës sepse votuesit nuk dihet se të ciklës parti janë por janë të të gjithë Kosovës. Mos apostrofoni në emër të gjithë mërgatës”, u shpreh Daka./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1429909813740773/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”