Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka folur për Alternativën e Ilir Dedës dhe Mimoza Kusari-Lilës, duke thënë se është një nismë qytetare e jo parti politike.
“Alternativa është nismë qytetare, ata nuk kanë aplikuar për regjistrim si parti. Ata nuk kanë aplikuar në Zyrën për regjistrimin e partive politike dhe rrjedhimisht nesë nuk aplikon nuk mund as të regjistrohesh. Secila parti mund të aplikojë, por është problem për certifikimin sepse afatet janë të shkurtuara”, tha Daka në Zona B të Klan Kosovës.
Ajo ka thënë se Alternativa pasi nuk është regjistruar si parti, nuk mund të ketë as koalicione parazgjedhore.
“Mimoza dhe Iliri me Alternativën nuk mund të lidhin koalicion si dy parti, mundem me qenë pjesë e listës së LDK-së, sepse koalicion nuk mund të lidhin pa qenë të regjistruar. Për ne ata nuk janë pjesë e koalicionit, janë pjesë e listës së LDK-së”, tha Daka.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...