Sa turp do të ndjejë Kate, me publikimin e këtyre fotove! Daja i Middleton është fotografuar teksa po urinonte në muret e një rruge në qendër të Londrës.
E përjavshmja Chi, në edicionin e të mërkurës, do të tregojë pamjet e skandalit të cilat duket se kanë zemëruar shumë edhe mbretëreshën.
Në fotot e publikuara ekskluzivisht në Itali nga e përjavshmja, vëllai i nënës së Kate Midletton, Gary Goldsmith, është fotografuar në një moment të sikletshëm, duke urinuar nëpër muret e kryeqytetit anglez.
Duket që daja Gary është delja e zezë e familjes. Ai është milioner njësoj si Middleton, por është një tip që nuk rri dot larg problemeve.
Dy muaj më parë Gary tërhoqi vëmendjen sepse u akuzua se kishte goditur me grushte bashkëshorten e tij, Julie-Ann.
Kjo situatë është shumë e sikletshme për Kate, e cila deri tani ka qenë e preferuara e Elisabetta II, por ardhja në familje e Maghan Markle dhe skandalet e shumta mund ta bëjnë të humbi terren./gsh/
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...