Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq pas pjesëmarrjes në seancën plenare të këshillit ministror të OEBS-së në Shkup deklaroi se Kosova nuk do të bëhet kurrë anëtare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Daçiq thotë se Serbia kurrë nuk do të pajtohet me këtë, duke theksuar se as integriteti territorial i Ukrainës dhe as ndonjë shtet tjetër, nuk mund të jetë më i rëndësishëm se integriteti territorial i Serbisë, shkruan Kosovonline transmeton Arbresh.info
Duke komentuar deklaratën e shefit të diplomacisë së Shqipërisë se Kosova duhet të bëhet anëtare e OSBE-së, Daçiqi u tha gazetarëve se vendimet merren me konsensus në atë organizatë dhe se Kosova kurrë nuk do të mund të anëtarësohet sepse Serbia nuk do të pranojë.
“Është hipokrite që dikush të flasë për nevojën e mbrojtjes së parimit të integritetit territorial, e pastaj haptazi të sugjerojë cenimin e integritetit territorial të Serbisë”, ka thënë Daçiqi.
Daçiqi përkujtoi se misioni i OSBE-së dikur organizonte zgjedhjet në Kosovë, ndërsa tash kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “as që do që t’i ftojë në zgjedhjet në Kosovë dhe as nuk do t’i lejojë serbët të votojnë në zgjedhjet parlamentare”.
Ai ka njoftuar gjithashtu se gjatë qëndrimit në Shkup është takuar me shefin e diplomacisë ruse Sergey Lavrov, por nuk ka pasur takim bilateral.
“Nuk kemi pasur një takim dypalësh. Unë jam këtu për një kohë të shkurtër, nuk mund të qëndroj më gjatë. U pamë, por nuk patëm takim dypalësh”, tha Daçiqi, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse është takuar me Lavrovin.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...