Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tash e sa kohë gjithë potencialin e tij diplomatik e ka shpenzuar në luftë kundër Kosovës.
Përveç mobilizimit të ambasadorëve të Serbisë në shtete të ndryshme të botës, tani ai duket se e ka angazhuar edhe presidentin serb në këtë fushatë të tij.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka treguar se do të takohet me një numër të madh të zyrtarëve nëpër shtete të ndryshme të botës.
Ai ka treguar se do të realizojë një vizitë në Vatikan për të kërkuar që ky shtet të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.
“Do të shkojë gjithashtu në Vatikan për t’iu kërkuar që të mos ta njohin Kosovën”, ka thënë Vuciq, sipas mediave serbe.
Kreu i shtetit serb ka folur edhe për ofensivën diplomatike për të cilën ka folur sot kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, duke treguar se do të takohet me 15 apo 20 burrështetas, dhe se do t’i drejtohet Asamblesë Gjenerale të Këshillit të Sigurimit.
Bërnabiq ka treguar se në shtator do të udhëtojë për në Gjermani ku do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Nuk dihet nëse në këtë takim do të flasin edhe për problemin me Kosovë-Serbi.
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...
Lansohet sot dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë, merr pj...