Google ADS

Daçiq: U jemi mirënjohës Greqisë dhe Qipros që s’e kanë njohur Kosovën

09:03 | 11 Korrik 2017
Arbresh.info

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq sot ka vizituar Athinën, ku është takuar me homologun e tij grek, Nikos Kotzias.

Ministri serb as kësaj radhe nuk e lëshoi rastin që të shpreh falënderimet e tij ndaj Greqisë dhe Qipros të cilat nuk e kanë njohur Kosovën.

“Serbia qëndron në mënyrë të vendosur për mbrojtjen e integritetit territorial të Qipros, dhe jemi mirënjohës për Qipron dhe Greqinë për mbështetjen e ndaj shtetit serb, e sidomos kur është fjala për Kosovën”, ka thënë Daçiq, transmeton lajmi.net

Ai i vlerësoi tejet lartë raportet ndërmjet Greqisë dhe Serbisë, madje grekët i quajti vëllezër.

Sipas tij politikanët, vetëm duhet të jenë zbatues të asaj se çfarë dëshiron populli.

Dy ministrat ranë dakord që një takim i tillë të zhvillohet edhe në Beograd.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme