Ministria e Punëve të Jashtme që drejtohet nga Behgjet Pacolli formalisht e mban të drejtën për të thënë fjalën rreth vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë. Tani është Pacolli ai që ka marrë një ftesë për të hyrë në territorin e Serbisë, saktësisht në Sanxhak. Zyrtarët e lartë serbë si duket nuk e kanë në plan ti ofrojnë mikpritje. Daçiq madje ka bërë thirrje që Pacolli të arrestohet dhe të tërhiqet zvarrë si Gjuriqi në Kosovë
Këshilli Kombëtar Boshnjak ka ftuar Behgjet Pacollin që ta vizitojë Novi Pazarin, duke iu referuar madje Kosovës si shtet i pavarur.
Në Serbi kjo ka shkaktuar një reagim të ashpër duke theksuar se “Sanxhaku e ka njohur tashmë Kosovën”.
Letra shefit të diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli i është dërguar nga lideri i boshnjakëve të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin që kërkoi nga ai të marrë pjesë në një ceremoni të boshnjakëve në Novi Pazar.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drencun deklaroi se askush nuk ka të drejtë të thërras institucione apo zyrtarë të shkojnë në Serbi.
“Ai lider është përpjekur vazhdimisht për ta destabilizuar situatën. Askush nuk ka të drejtë të thërrasë këto institucione për të ardhur në Kosovë. Nuk ka shtet të Kosovës”, deklaroi Drecun.
E në lidhje me vizitën e Pacollit në Beograd, ka folur edhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq.
Ky i fundit deklaroi se nëse do të kishte drejtësi, Pacollin do ta prisnin sikur Gjuriqin. Duke aluduar pra në arrestimin e tij.
“Ne me siguri nuk do ta presim atë si Marko Gjuriq, edhe pse nëse do të kishte drejtësi do të duhej të ndodhte njëjtë”, tha Daçiq.
Ndryshe ende nuk dihet nëse Pacolli do të shkojë në këtë ceremoni në Novi Pazar.
Gjatë ditës ka folur edhe i ashtu quajturi drejtor i Zyrës së Kosovës dhe Metohisë, Marko Gjuriq ka folur për ftesën që Këshilli Kombëtar Boshnjak, i ka bërë ministrit të jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.
“Përgjigjja do të jetë me dinjitet dhe përgjegjësi”, ka thënë ai në një intervistë për mediumin serb “Kurir”.
“Ne nuk do të reagojmë në kundërshtim ashtu siç po presin në Kosovë, sepse ata po presin që ne të reagojmë agresivisht. Në do të reagojmë seriozisht dhe me përgjegjësi duke e ruajtur dinjitetin e serbëve. Askush nuk do të jetë i frikësuar sepse ne do të reagojmë në mënyrë adekuate”, ka shtuar ai.
Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës të mërkurën në mëngjese ka bërë kërkesë që kreu i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli për të vizituar Novi Pazarin.
“Konform ftesës nga Këshilli Boshnjak, kemi kërkuar nga autoritetet serbe që ta zhvillojmë vizitën atje. Jemi duke pritur”, ka thënë për Arbresh.info, Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit Pacolli.
Zyberaj thotë se kërkesaa për vizitë është bërë në bazë të marrëveshjes së Brukselit.
“Kërkesa u është bërë autoriteteve serbe në Beograd, konform marrëveshjes që e kemi në Bruksel, duke i respektuar të gjitha procedurat. Kërkesa është të mërkurën në mëngjes, sepse në bazë të marrëveshjes së Brukselit kërkesa duhet bërë 72 orë përpara edhe është krejtësisht sipas procedurave”, shtoi ai./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...