Qeveria e Kosovës ka deklaruar se nuk do ta pranojë marrëveshjen për themelimin e komunave serbe, e tillë siç është pasi ka shkelje kushtetuese.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq këtë vendim e ka quajtur ‘braktisje të dialogut’.
“Vendimi i të ashtuquajturës qeveri e Kosovës për të mos zbatuar marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave serbe, në fakt është vendim i Prishtinës për ta lënë dialogun e Brukselit”, ka thënë Daçiq, transmeton lajmi.net.
Ministri serb ka paralajmëruar se i gjithë prcesi negociues në Beograd dhe Prishtinë tani mund të kthehet në pikën zero.
“Nëse thelbi i marrëveshjes që kemi rënë dakord tentohet të ndryshojë, Beogradi mund të shqyrtojë zhvendosjen e të gjitha marrëveshjeve që kemi arritur në Bruksel”, ka theksuar ai.
Për shkak të dështimit të mundshëm të procesit negociues shumëvjeçar, kreu i diplomacisë serbe iu ka drejtuar edhe bashkësisë ndërkombëtare.
“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të ndikojnë urgjentisht në Prishtinë që të përmbushin angazhimet e veta sipas Marrëveshjes së Brukselit, pasi rreziku më i madh është që procesi i negociatave të ndërpritet përfundimisht. Beogradi nuk do të kishte asnjë përgjegjësi për këtë”, ka përfunduar Daçiq.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka thënë se asnjë zyrtar i Prishtinës nuk ka mandat të marrë vendime jashtë kuadrit kushtetues./Lajmi.net/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...