Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se tërheqja e kandidaturës së Kosova nga anëtarësimi në organizatën e UNESCO është një sukses i madh diplomatik i shtetit serb.
Ai ka theksuar se Konferenca e Përgjithshme e UNESCO është tejet e suksesshme për Serbinë dhe se sipas tij ajo shfaq se sa shteti serb ka fuqizuar pozicionin e politikës së jashtme, shkruan B92, përcjellë Klan Kosova.
“Dua të falënderoj të gjitha vendet që votuan kundër pranimit të Kosovës dy vjet më parë, ashtu sikurse edhe njerëzit përbrenda UNESCO që ndikuan, duke thënë që Kosova nuk ka mundësi të futet votim, kështu që në fund ata u dorëzuan nga kandidatura e tyre”, ka thënë Daçiq nga Parisi, ku po merr pjesë në seancën e 39 të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO.
Serbia, ka thënë Daçiq, se do të vazhdojë me aksione aktive në UNESCO, si organizatë ku diplomacia serbe ka treguar cilësi të lartë e cila është parë ndonjëherë, kur bëhet fjalë për të mbrojtur interesat kombëtare dhe shtetërore.
“Mendoj se të gjithë i dinë interesat e Serbisë këtu, por gjithashtu Serbia nuk do të flasë vetëm për Kosovën por edhe përgjithësisht për problemet e trashëgimisë kulturore në botë dhe pozicionin e saj si një prej faktorëve më të rëndësishëm në këtë organizatë”, ka thënë ndër të tjera shefi i diplomacisë serbe.
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...