Taksa 100% ndaj produkteve serbe, është vetëm një taktikë e Kosovës për të tërhequr vëmendjen nga krimet e luftës dhe Asocicaioni i Komunave Serbe. Kështu është shprehur ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Dacic, në një nga emisionet më të shikuara serbe i njohur si ‘Cirilica’.
Sipas Dacic, Washingtoni dhe BE, duke përmendur emrin e Mogherinit, duan marëveshje brenda vitit 2019, andaj po u ngutet.
Ndërsa thotë se,’vetëm atyre që nuk ju ngutet, nuk duan që të ndodhë një marrëveshje Kosovë – Serbi gjatë këtij viti’.
Tutje, Dacic vlerëson se Serbia duhet të mbajë qëndrim rreth taksës, kjo pasi sipas tij është vetëm një taktikë që po e shfrytëzon Kosova.
‘Serbia duhet të mbajë qëndrimin rreth taksës 100 %, se pse kjo është vetëm një taktikë e Kosovës, për të tërhequr vëmendjen nga krimet e luftës dhe nga Asociacioni i komunave serbe në veri’, ka thënë ai.
‘Prej se është vënë taksa, a keni dëgjuar dikë nga diplomacia ndërkombëtare që ka përmendur krimet e luftës?’, ka pyetur ai.
Ndërkohë, Dacic u shpreh optimist se rreth qershorit 2019, do arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...