Google ADS

Daçiq: Spastrimin etnik festohet vetëm në Kroaci dhe Kosovë

10:01 | 6 Gusht 2018
Arbresh.info

BEOGRAD – Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, ka dal me një deklaratë në mbrojtje të presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Shefi i diplomacisë serbe tha se pas presidenti Vuçiq e ka thënë vetëm një të vërtet të madhe sa i përket spastrimit etnik në Kroaci gjatë viteve 91.

“A është e vërtetë që në vitin 1991 ishin 560 mijë serbë që jetojnë në Kroaci dhe se sipas regjistrimit ka vetëm rreth 180 mijë? Apo është mëkati i Vuçiqit për të cilin po flas?” Tha Daçiqi për Tanjug.

Ai vuri në dukje se “është e trishtuar, por e vërtetë, se në Evropë sot spastrimi etnik festohet vetëm në Kroaci dhe në Kosovë”./Arbesh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme