Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka hedhur poshtë pretendimet se Serbia dëshiron ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Në një intervistë për ‘RTS’, ai ka thënë se disa e kanë keqkuptuar thirrjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për dialog të brendshëm për Kosovën, duke e interpretuar si thirrje për njohje, por se Serbia kurrë nuk do ta bëjë një gjë të tillë.
“Ata mendojnë se kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë që Serbia në fund të kapitullojë. Serbia nuk do ta bëjë këtë. Ajo është konstruktive dhe bën thirrje për dialog, jo për shkak se ajo është e keqe por është e fortë dhe ka ide konkrete”, ka thënë Daçiq, transmeton lajmi.net.
Ai ka theksuar se ndjen turp për ata që mendojnë se Serbia do të pendohet dhe do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Po ashtu, Daçiq deklaroi se politika e Clintonit është ende gjallë, mirëpo kohët kanë ndryshuar./arbresh.info/
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...