Daçiq: Serbia nuk do të njeh Kosovën për të  hyrë në BE

10:11 | 22 Nëntor 2017
arbresh.info

Anëtarësimi i plotë në BE përbën prioritet absolut të politikës së jashtme të Serbisë, por Serbia nuk do të njoh pavarësinë e Kosovës për të hyrë në BE, tha kreu i diplomacisë serbe Ivica Daçiq në Buenos Aires.

Ai theksoi se Argjentina ka ofruar mbështetje të madhe për Serbinë, për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, shkruan “Blic” i Serbisë, transmeton portali arbresh.info

“Ne duam të pajtohemi, duan zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme, por nuk pranojmë akte të njëanshme, edhe nëse ato varen me hyrjen tonë në BE”, tha ai.

Sipas tij, marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis Serbisë dhe Argjentinës janë ruajtur edhe në periudhën më të vështirë të Serbisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme