Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq mbrëmë deklaroi se në Maqedoni mbisundon mendimi se Serbia punon kundër këtij shteti pa dallim që kjo është përgënjeshtruar disa herë.
“Na paralajmërojnë nga BE-ja sepse e shfrytëzojmë termin Republika e Maqedonisë. Kemi probleme në negociatat me BE… Thonë – duhet IRJM. Na godasin në kokë që e njohim Maqedoninë nën emrin e saj kushtetues. Grekët zemërohen, BE-ja zemërohet, ndërsa Maqedonia voton për Kosovën në Unekso. Dëshironi të jemi miq? Do të jemi, por kjo duhet të jetë e ndërsjelltë”, theksoi Daçiq në një intervistë për televizionin Heli.
Në intervistën, pjesët e së cilës i transmetoi Tanjug, ai thotë se “vetëm njeriu i verbër mund të besojë” se është vendosur pikë në problemet e Ballkanit.
Konfliktet rajonale do të zgjasin derisa zgjasin edhe shkaqet për këto probleme – nëse të gjitha problemet i vendosni nën qilim do të pengoheni pre tyre”, deklaroi Daçiq.
“Vallë janë larguar problemet për shkak të cilave filluan luftërat në Ballkan – jo nuk janë. Kjo është vetëm intermexo mes të cilave disa përleshje të reja jo për shkak serbëve, por për shkak çështje të pazgjidhura në Ballkan. Nëse forcat e mëdha këtë nuk e kuptojnë këtë, ata bëjnë probleme, do të sillemi në rreth”, theksoi ai.
Duke folur për presionet e forcova të mëdha të shteteve të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, Daçiq drejtpërdrejtë i theksoi SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën.
“Unë nuk mund të them se ata i kemi miq, kërkojmë falje prej Vuçiqit. Ata nuk punojnë për interesat tona, ata punojnë kundër interesave tona. Mund t’i respektojë si partner, por larg asaj se i kemi miq”, theksoi ai.
“Rusia nuk do të lejojë që Kosova të bëhet anëtare e KB-së sepse janë të drejtë të vetos”, theksoi Daçiq, transmeton MIA.
Lidhur me marrëdhëniet në rajon Daçiq tha se serbët në Slloveni nuk kanë status të pakicës kombëtare dhe se serbët kroat asnjëherë nuk kanë qenë popull konstituiv dhe se kroatët tani janë problem për BeH./MIA
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...