Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se nuk sheh gatishmëri te Prishtina për kompromis kur është në pyetje statusi i Kosovës, mirëpo thotë se edhe ata “duhet të detyrohen”. Siç ka thënë, kohë më të mirë për zgjidhje të çështje së Kosovës nuk do të ketë.
Daçiq në televizionin serb B92, pretendon se në muajt në vijim do të intensifikohen bisedimet dhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të përhershme me Kosovën.
Siç ka thënë, “janë dy arsye për këtë. Arsyeja e parë është nevoja të arrihet deri te kompromisi, e jo që kjo temë të mbahet me dekada të tëra. Arsyeja e dytë është që po i skadon mandati organeve evropiane, Frederica Mogherini duhet të shkoj në zgjedhje. Kjo do të thotë se do të intensifikohet dialogu i drejtpërdrejt në mes të Kosovës dhe Serbisë, mirëpo nuk ka zgjidhje pa pajtimin e fuqive të mëdha”, transmeton Insajderi.com.
Kur është fjala për ndarje të Kosovës, Daçiq thotë se për këtë është duke folur tashmë dhjetë vjet.
“Kam biseduar për këtë me Dobrica Qosiqin, ai më ka treguar se për këtë temë ka biseduar me Milosheviqin dhe Gjingjiqin… Gjingjiq ka thënë se kemi disa mundësi – konfederatë, dhe nëse kjo nuk është e mundur atëherë ndarje”, pretendon Daçiq.
Ai ka shtuar se ishte gëzuar kur Vuçiqi e nisi dialogun e brendshëm, mirëpo nuk ka dëgjuar ndonjë propozim tjetër.
“Këtë kam thënë unë, ky është mendimi im. Ky nuk është propozimi i qeverisë. Për këtë unë jam duke folur tashmë dhjetë vjet, unë jam nisur kah zgjidhja praktike. Kjo zgjidhje është e mundur të jetë e shpejtë sepse nuk ka zhvendosje të popullatës”, ka shtuar ai.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet