Google ADS

Daçiq: Qëndrimi i Haradinajt për taksën tregon marrëzinë e liderëve të Prishtinës

15:53 | 22 Nëntor 2018
A. B.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë sot se taksa 100% ndaj produkteve serbe nuk do të tërhiqet deri atëherë kur Serbia do ta njoh shtetin e Kosovës.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Ivica Daçiq.

Ai ka thënë se mesazhi i Haradinajt se taksa do të ulet atëherë kur Serbia e njeh Kosovën, tregon marrëzinë e përgjithshme të liderëve të Prishtinës.

“Ky mesazh i Haradinajt duhet të ndriçojë dritën e kuqe tek fuqitë perëndimore që të ndikojnë tek Prishtina për të tërhequr këtë masë të pamend”, ka thënë Daçiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme