Google ADS

Daçiq: Propozimi im për ndarje të Kosovës do të pranohej edhe nga Rusia

13:15 | 14 Gusht 2017
Arbresh.info

“Unë vetëm dëgjoj: “Ua Vucic, dhe Ua Dacic!”, derisa askush asgjë nuk thotë konkretisht”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe.

Ivica Dacic, zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, ministër i jashtëm dhe lider i Partisë Socialiste Serbe, ka thënë për portalin serb “Alo” se aspak nuk çuditet për sulme ndaj tij për shkak të propozimit të ndarjes së Kosovës në pjesën shqiptare dhe serbe, si dhe atë që Vladimir Putin’i dhe Rusia madje do të përkrahin këtë ide nëse ajo bëhet qëndrim zyrtarë i Serbisë.

“Prejse kam përmendur propozimin për ndarje të Kosovës, për të cilin mendoj se është zgjidhja më e mirë për Serbinë, i jam ekspozuar sulmeve konstante. Më quajnë tradhtar, por nuk kam dëgjuar asnjërin që ka propozuar çfarëdo zgjidhje tjetër”, thotë shefi i diplomacisë serbe, transmeton gazetametro.net.

Sipas fjalëve të tij, të gjithë dinë të kritikojnë, derisa përveç propozimit të tij, asnjë parti apo cilido subjekt politik apo shoqëror nuk ka dal me ndonjë ide konkrete.

“Prejse kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka dalë me propozim konkret mbi thirrjen e të gjithëve në dialog të brendshëm për “statusin e Kosovës dhe Metohisë”, vetëm dëgjoj: Ua Vucic! dhe Ua Dacic! Askush nuk thotë asgjë konkrete”, thekson Dacic.

Ministri i jashtëm serb thotë se, nëse ky propozim do të bëhej qëndrimi zyrtar i Serbisë, “do të kishin përkrahje edhe nga fuqitë botërore”.

“Sa i përket përkrahjes së fuqive të mëdha mbi propozimin tim, është e qartë se të gjithë do ta kishin të vështirë, por do t’ju përkujtojë fjalët e Putin’it “se për Moskën është e pranueshme krejt ajo çfarë është edhe për Serbinë”, kështu që, kur themi se ky është qëndrim zyrtar i Serbisë, Rusia do të jetë me ne, por edhe shumë shtete tjera”, thotë Dacic.

Në pyetje se a është çështja e Kosovës kyçe për integrime evropiane të Serbisë, ai përgjigjet:

“Vërtet mendoj se është koha që të zgjidhet statusi i Kosovës, keni dëgjuar edhe prej kryetarit Vucic, kjo është çështje kyçe për ardhmëri të evrointegrimeve të Serbisë. Unë këtë e kam nisur si njërën nga idetë dhe nuk flas për ndarje, por për caktim të asaj se çfarë është serbe dhe shqiptare”, ka thënë Dacic.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme