Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se aksioni i mbrëmshëm i arrestimit të serbëve në Kosovë është vazhdimësi e presionit ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë.
Daçiq ka thënë se kjo do të jetë një nga temat në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ku ai do të merr pjesë së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Kjo është një mënyrë e frikësimit të serbëve dhe mesazh se ata mund të akuzohen për gjithçka dhe çkado. Duhet të jemi të gatshëm dhe të kemi ekipe ligjore që do të luftojnë dhe mbështesin qytetarët tanë që jetojnë atje”, ka thënë Daçiq për RTS.
Përndryshe mediat serbe raportojnë se Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar sekretarin e Kryqit të Kuq të sistemit paralel të Komunës së Pejës, Moma Dashiq si dhe dy sekretarë tjerë: njëri në Dragash dhe tjetri në Graçanicë.
Rama: Shkolla 9-vjeçare “Irakli Bozo” po rilind ...
Sulmi ajror rus në ndërtesë banimi në Harkiv vret një fëmijë...
Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike ndërkontinentale
Droni i dytë brenda natës në shtëpi, kësaj radhe për Gresën
SHBA: Irani nuk duhet t’i përgjigjet hakmarrjes së Izr...
Qeveria shpalli 3 ditë zie, shkon në 95 numri i viktimave ng...