Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se për Serbinë është i papranueshëm plani franko-gjerman për marrëveshjen Kosovë-Serbi.
Shefi i diplomacisë serbe këtë deklaratë e ka bërë në Vjenë, pas një takimi që kishte me shefin e diplomacisë sllovake, kur është pyetur për deklaratën e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se propozimi gjermano-francez do të integrohet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Daçiq tha se kjo do të jetë edhe një nga temat e bisedës së sonte. Presidenti Vuçiq dhe Miroslav Lajçak.
“Qëndrimi i Serbisë është i qartë, ai plan fillon nga baza të papranueshme, nga fakti se çështja e zgjidhjes politike tashmë ka përfunduar dhe se ne vetëm duhet ta pranojmë, me dëshirë apo pa dëshirë, me zë apo në heshtje, pavarësinë e Kosovës”, tha Daçiq.
I pyetur nëse BE ka “një ngritje të ndërgjegjësimit” se Krime dhe Kosova janë çështje të lidhura ligjërisht, Daçiq u përgjigj se ata absolutisht refuzojnë të flasin në një mënyrë të tillë, por në vend të kësaj thonë se Kosova është një rast “sui generis”, se nuk ka lidhje me të tjerët, dhe se parimi i integritetit territorial vlen vetëm pas Kosovës, shkruan Euro news Seribia, transmeton arbresh.info.
“Ne nuk pajtohemi me këtë dhe u bëjmë thirrje të gjithëve që t’i kthehen të drejtës ndërkombëtare. Serbia është për paqe, ne nuk krijojmë dhe as nuk kemi pasur ndonjëherë ndonjë incident apo pengim të marrëveshjeve. Ne jemi të gatshëm për dialog, por edhe për të mbrojtur popullin e Kosovës”, tha Daçiq.
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka konfirmuar sot se Kosova dhe Serbia kanë pranuar një plan të ri për dialogun për normalizimin e raporteve. Siç tha ai, të dyja palët tashmë dorëzuar komentet e tyre për këtë plan.
“Me përfaqësuesin tim të posaçëm, Mirosllav Lajçak, kemi punuar shumë për këtë. Pra, para verës ua kemi prezantuar planin të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që ato të kapërcejnë krizat e përhershme në të cilat kemi punuar dhe për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës të raporteve të tyre. Kemi marrë përgjigje nga të dyja palët. Jemi duke i studiuar dhe mendoj se është një shkas i mirë që duhet të shfrytëzohet për të arritur normalizimin e raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, tha Borrell në Gjermani, ku po mbahet takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve të G7-s.
Shefi i diplomacisë së BE-së po ashtu tha se në ditët në vijim do të analizojnë komentet që kanë marrë nga Prishtina dhe Beogradi dhe se shpreson se ky “do të jetë një përparim dhe hap para në këtë proces.
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...
Kurti dhe Nagavci takuan studentët përfitues të bursave nga ...
Rizvanolli nesër takon përfaqësues të KOSST dhe KEDS-it