Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq thotë se deklarata e shefit të kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Avni Arifi se autoritetet e Prishtinës mund të pezullonin përkohësisht taksën mbi mallrat serbe, që sipas kryediplomatit serb në përkthim në “gjuhë të thjeshtë” i bie shfuqizimi i taksës.
Ai tha se Prishtina erdhi në situatë që ndoshta është e vetëdijshme se çdo “lojë” e mëtejshme mbi këtë temë mund të ketë pasoja serioze për marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara.
Në këtë kuptim, ai përmendi që Ramush Haradinaj para kishte thënë një vit më parë se Kosova nuk ka politikë të saj të jashtme, por politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.
“Tani po vijmë në një situatë të çuditshme, dhe kjo është hera e dytë gjatë mandatit të Ramush Haradinajt, që Amerika nuk ia lëshon vizën. Hera e parë ishte kur ai donte të kalojë ligjin për heqjen e gjykatës për UÇK-në, dhe tani nuk ia kanë lëshuar vizën për Lutjet e Mëngjesit për shkak të taksës “, tha Daçiq për TV Prva.
Ai beson me pezullim të përkohshëm të taksës do të vijë deri tek heqja e saj.
Daçiq përsëriti se Serbia nuk do të vazhdojë dialogun nëse nuk largohet taksa, transmeton Klan Kosova.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...