Daçiq përfaqëson sot Serbinë në KE, pritet prezantimi i një raporti për Kosovën

08:15 | 7 Shkurt 2018
M. A.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, do ta përfaqësojë Serbinë në sesionin e radhës të Këshillit të Sigurimit që do të mbahet sot e ku do të flitet edhe për Republikën e Kosovës.

Siç shkruajnë mediet serbe, Daçiq , do të paraqesë vlerësimin e palës serbe lidhur me situatën në Republikës së Kosovës, dhe funksionimin e UNMIK-ut, shkruan Periskopi.

Ai do të prezantojë një raport që mbulon periudhën nga 16 tetor 2017 deri më 16 janar të këtij viti. Vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, në veri të Mitrovicës do të jetë një nga temat që do të flas Daçiq, shkruan B92, transmeton Periskopi.

Ndërkohë Republika e Kosovës do të përfaqësohet nga ambasadorja Vlora Çitaku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme