Google ADS

Daçiq për ‘pakon amerikane’: Njohja e pavarësisë së Kosovës e papranueshme

09:32 | 12 Mars 2018
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se vizita e ndihmës sekretarit të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell në Beograd është shumë e rëndësishme.

“Ne kemi nevojë të kemi kontake me njerëz nga autoritetet e Trumpit sepse dihet se administrata e cila ishte personifikuar nga dinastia Klinton nuk na ka përfillur”, ka deklaruar Daçiq.

Ai ka shtuar se tashmë ka pasur mundësi të takohej me Michelle dhe përshtypjet e para kanë qenë pozitive

“Qëndrimi ynë është shumë i qartë rreth dialogut, pranimi i pavarësisë së Kosovës pa ndonjë marrëveshje është absolutisht i papranueshëm”, ka thënë ministri serb duke iu referuar plan-projektit të SHBA-ve në lidhje me Kosovën.

Mitchell do të vizitojë Serbinë të mërkurën, ndërkohë sot do të qëndroj për vizitë në Kosovë

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme