Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se SHBA dhe Rusia tash për tash mbështesin absolutisht dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë që mbahet në Bruksel.
Ai ka thënë se të dy superfuqitë janë gjithashtu të gatshme që ta pranojnë një marrëveshje të arritur mes të dyja vendeve ballkanike, shkruan Most.
Këto deklarata Daçiq i ka bërë pas takimeve me zyrtarë amerikanë në Washington, ku ka shtuar se administrata aktuale në SHBA i ka parasysh interesat e Serbisë.
“Situata ka ndryshuar shumë pas arritjes së administratës së re dhe këtë më ka thënë këshilltari për Siguri Kombëtare. Në të gjitha dekadat e kaluara politika e jashtme e SHBA bazohej në një autopilot, por që tash gjërat kanë ndryshuar”, ka thënë Daçiq.
“Për herë të parë pas arritjes së Donald Trump si president dhe veçanërisht pas emërimit të Wess Mitchel si ndihmëssekretarit i Shtetit të SHBA për Euro-Azi. Afrimi i tyre është ai që ata duan ta dëgjojnë, një afrim kreativ, jo i bazuar në autopilot, por që afrim që përkrah gjetjen e kompromisit. Kjo është shumë me rëndësi sepse i hap rrugë dialogut dhe ky është mesazh i qartë për Prishtinën.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...