Daçiq: Në BE shkojmë vetëm me hapa të mëdhenj e jo me deklarata ndezëse

16:14 | 24 Prill 2017
M. A.

Bruksel – Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se qëllimi i Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor anëtarësimit në BE.

Ai shtoi se ky synim mund të arrihet vetëm me hapa të mëdhenj përpara, e jo me deklaratat zjarrvënëse që rajonin e çojnë prapa në të kaluarën.

Daçiqi i tha se komisionerit Evropian për Negociata dhe Zgjerim, Johannes Hahn, ia përcolli mesazhin se Serbia edhe pas zgjedhjeve të Presidentit të ri dhe formimit të qeverisë së re serbe do të vazhdojë të zbatojë prioritetet e saj të politikës së jashtme, ndër të cilat më e rëndësishmja është anëtarësimi në BE. Duke thënë se stabiliteti rajonal është prioritet i dytë i politikës së jashtme, Daçiq tha se Serbia do të investojë përpjekje maksimale ashtu që me rolin e saj konstruktiv të japë një nxitje të rëndësishme në mënyrë që Ballkani të jetë një zonë e stabilitetit dhe paqes, raporton Tanjug.

“Ballkani kërkon interesa të përbashkëta, dhe jo kthim në të kaluarën, shkaktim të konflikteve dhe një kërcënim për paqen dhe stabilitet në Ballkan”, ka thënë Daçiq.

“Deklaratat e liderëve shqiptarë për formimin e ‘Shqipërisë së Madhe’, në qoftë se mungon perspektiva evropiane e rajonit nuk përshtaten me idetë me të cilat udhëhiqet Serbia”, ka thënë Daçiqi, duke vënë në dukje se edhe politikanët nga Serbia mund të flasin për idenë që të gjithë serbët të jetojnë në një shtet, por kjo do të çonte në të kaluarën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme