Google ADS

Daçiq mohon se Radojçiq ishte prezent në sulmin ndaj Policisë së Kosovës

23:59 | 26 Shtator 2023
E.G

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka mohuar se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, ka marrë pjesë në sulmin terrorist të së dielës në Banjskë.

Sipas tij, videoja që e ka postuar ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, nuk është realizuar të dielën, përcjell Arbresh.info

Ndër të tjera, ai i quajti gënjeshtra pamjet e publikuara nga shteti i Kosovës.

“Tash ata që janë kundër terrorit të Kurtit dhe që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, po i quajnë terroristë. Në vitin 1999 në Kosovë janë vrarë 300 deri 400 policë serbë, janë vrarë nga të ashtuquajturit luftëtarë të lirisë dhe tash serbët qenkan terroristë”, ka thënë Daçiq për televizionin publik serb RTS.

Tutje ai ka thënë se i pengon që grupi që e sulmoi Policinë e Kosovës, të quhet terrorist.

Në atë sulm u vra rreshteri Afrim Bunjaku, i cili në atë moment ishte në krye të detyrës, derisa po ashtu u plagosën edhe tre policë të tjerë të Kosovës.

Deri më tani, Policia e Kosovës ka arerstuar tetë persona dhe ka konfiskuar arsenal armësh, vetura e autoblinda.

Të ngjashme