Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se aspak nuk është optimist se referendumi i shtetit të tij për ndryshimet kushtetuese do të mbahet edhe në Kosovë të dielën e 16 janarit.
Ai akuzoi autoritetet kosovare se po u heqin të drejtën elementare për votim serbëve në territorin e Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Ky është edhe një tregues sesa Prishtina investon për t’i bërë obstruksione dialogut me Serbinë”, tha kryeparlamentari serb për TV PRVA të Beogradit.
Ndryshe Daçiq në krejt paraqitjet e ditëve të fundit e ka bërë të qartë se referendumi ka të bëjë me ndryshime në sistemin e drejtësisë serbe e assesi për çështje tjera, sikur që është mundësia e një referendumi tjetër për ndryshimin e preambulës së Kushtetutës serbe që Kosovën e konsideron krahinë autonome të Serbisë.
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...