Daçiq me akuza të reja për Kosovën

09:35 | 22 Prill 2019
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka bërë akuza të reja për politikën kosovare.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se zyrtarët e politikës kosovare duhet të “tërhiqen nga letrat sepse të gjithë i kanë lexuar që shumë kohë”.

Ai ka reaguar pas letrës së Kosovës drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës për krimet e Serbisë.

“Ata kërkojnë të gjykohen krimet e supozuara të Serbisë nga e kaluara por ende vazhdojnë të bëjnë terror ndaj serbëve në Kosovë? Bashkëkombësit tanë arrestohen dhe u konfiskohen pronat, i përjashtojnë nga postet ministrore për shkak të gënjeshtrave, kurse me taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe e pengojnë jetesën e mbarë popullit tonë”, deklaroi Daçiq për “Novosti”, transmeton lajmi.net.

Daçiq ka thënë se letra e Kosovës për SHBA-të dhe partnerët evropianë është shenjë e frikës për ngritjen e akuzave për ish ushtarët e UÇK-së.

“Ata duhet të heqin dorë nga letrat sepse janë lexuar që shumë kohë. Duhet të heqin taksën dhe të provojmë që me dialog të arrijmë deri te një zgjidhje”, përfundoi Daçiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme