Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic ka thënë se Kosova nuk do të mund të mbijetojë si shtet, dhe se herë do kur, do të bashkohet më Shqipërinë, shkruan agjencia Tanjug.
Ai thënë se Serbia dëshiron që të arrijë kompromis me Kosovën, por që kjo sipas tij nuk do të mund të përdorej në tregtinë e jashtme si kusht për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian.
Gjatë konferencës “Trajnimi i liderëve politikë”, Daçiq ka thënë se dialogu me Prishtinën po zhvillohet për të arritur marrëveshje, pasi që ato sipas tij nuk mund të bëhen njëanshëm, që njëra palë të marrë gjithçka e tjetra asgjë.
“Nuk ka asnjë mundësi për askënd që të formojë shtet pa arritur marrëveshje. Kosova nuk do të mbijetojë si shtet, por që do të ribashkohet me Shqipërinë”.
“Diçka e ngjashme sikur Serbisë me Kosovën mund t’i ndodhë çdo shteti”, ka thënë Daçiq, për çka ka kërkuar që të krijohen parime të cilat do të duhej të respektoheshin nga të gjithë.
“Po luftojmë sepse duam kompromis, por që ata nuk po duan. Është sikur divorci, njëra palë nuk mund të marrë gjithçka, duhet të ketë proces dhe marrëveshje”.
“Kosova nuk mund të pranohet si shtet i pavarur. Kjo nuk është çështje që mund të jetë subjekt i tregtisë së jashtme”.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?